Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, i paralajmëroi aleatët evropianë për sulme të mundshme ruse në të ardhmen. Duke ju referuar akuzave se Rusia dërgon qëllimisht emigrantë në BE përmes Bjellorusisë, Zelenski tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih: "Po nëse herën tjetër nuk janë emigrantë - po sikur të jenë ushtarë rusë ose ushtarë të Koresë së Veriut?"