Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar për “probleme” të paspecifikuara me Finlandën, dhe ka thënë se ka urdhëruar krijimin e një distrikti të ri ushtarak në rajonet kufitare me shtetin nordik. Komentet vijnë ndërsa rriten tensionet mes dy vendeve fqinje, si rezultat i luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë dhe vendimit të shpejtë të Finlandës për t’iu bashkuar NATO-s. Javët e fundit, Finlanda ka mbyllur tërësisht kufijtë me Rusinë, për shkak të rrijtjes së numrit të migrantëve, kryesisht prej Lindjes së Mesme, me kërkesa për azil.