Raportimet e para për rekrutimet e të burgosurve nga burgjet ruse për të shkuar në luftë në Ukrainë kanë qenë që në korrik të vitit të kaluar. Në shtator praktikisht ishte e ditur, se rekrutimet bëheshin nga punonjës të grupit "Ëagner" të Jegveni Prigozhin. Ky grup konsiderohet si "ushtria hije" e Vladimir Putinit. Si shpërblim për 6 muaj shërbim në front, të burgosurve u premtohej lirimi.