Kërcënimet e Moskës në kufijtë Ukrainase kanë prodhuar debat të fortë në foltoren e kuvendit, mes kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ish kryeministrit Sali Berisha. I përjashtuar tashmë nga grupi parlamentar i demokratëve, rikthimi i Berishës pas katër muajsh në parlament, u shoqërua me një apel të fortë ndaj qeverisë, për të dërguar në Ukrainë fishekë dhe municione.