Gjenerali amerikan, Mark Milley ka thënë se pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë do të ishte “i tmerrshëm” dhe do të rezultonte me një numër të madh të viktimave. Gjenerali Milley e ka përshkruar pozicionimin e gati 100,000 trupave ruse afër kufirit të Ukrainës, si hapin e tillë më të madh prej Luftës së Ftohtë. Mirëpo Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka thënë se konflikti mund të shmanget ende përmes diplomacisë. Rusia mohon se planifikon të pushtojë Ukrainën dhe se e sheh përkrahjen amerikane ndaj këtij shteti si kërcënim.