Një arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak është zbuluar dhe sekuestruar gjatë një operacioni policor të zhvilluar në Shkodër. Gjatë kontrolleve të ushtruara në një banesë në fshatin Ura e Shtrenjtë, uniformat blu gjetën 11 armë zjarri, mbi 550 fishekë luftarakë, 7 krehra për armë automatike, 6 krehra për pushkë, si dhe 35 metra fitil detonator.