Mijëra koreano-veriorë po dërgohen të punojnë në kushte skllavërie në Rusi për të plotësuar një mungesë të madhe të fuqisë punëtore të përkeqësuar nga pushtimi i Ukrainës, ka mësuar BBC. Moska i është drejtuar vazhdimisht Phenianit për ta ndihmuar në luftë, duke përdorur raketat, predhat e artilerisë dhe ushtarët e tij.