Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se duke filluar nga dita e mërkurë do të nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, përkatësisht në segmentin Qafë Kashar–Ura e Dajlanit. Për këtë arsye ARRSH ka publikuar skemën e re të lëvizjeje që devijon trafikun. Faza e parë e punimeve do të jetë nga segmenti Kashar-Ura e Dajlanit, e më pas do të ketë ndërhyrje dhe në rrugën e kthimit.