Kryetari demokrat i Bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj u paraqit në Pallatin e Kongreseve, për të marrë pjesë në takimin e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët, në kuadër të çeljes së turit ‘Punët për Shqipërinë’. Por, emri i tij nuk ishte në listën e pjesëmmarrësve. Në një shpjegim të plotë të situatës, Dodaj thotë se ishte njoftuar për pjesëmmarrjen, por ky ishte një lapsus nga ana e organizatorëve.