Gripi I pulave ka mbërritur edhe në qarkun e Shkodrës. Rasti i parë është zbuluar rreth një javë më parë në njësinë administrative të Dajit, në Shkdër, por është mbajtur I fshehtë. Pulat janë identifikuar në banesën e një fshatari. Fillimisht janë groposur e më pas janë kryer edhe analizat të cilat kanë rezultuar positive. Rasti në fjalë është pranuar zyrtarisht nga prefektja Majlinda Angoni, gjatë një takimi pikërisht për këtë çështje.