Një 19-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi ka publikuar në rrjete sociale, video intime të një shtetaseje të mitur. Kallëzimi në polici është bërë nga një shtetase 40-vjeçare. Pas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Lushnjë, nga nëna e vajzës se një shtetas kishte publikuar në rrjetet sociale, një video të vajzës së saj të mitur 14 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të këtij komisariati organizuan punën për zbardhjen e këtij rasti dhe vënien e autorit, përpara përgjegjësisë penale.