Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e megaoperacionit antidrogë të koduar “Konsistenca”, zhvilluar nën drejtimin e SPAK, dhe në bashkëpunim me Policinë malazeze dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese. Pamjet janë filmuar gjatë kontrolleve të Policisë në 14 ambiente, në qytete të ndryshme, Tiranë, Lushnjë dhe Fier, ku u sekuestruan para, armë zjarri dhe 430 kg kokainë.