Policia thotë se pista që po hetohet për vrasjen e Novruz Cenaliajt në fshatin Baltëz të Fierit është ajo e konfliktit të çastit të viktimës me autorin, Azgan Mernica, duke përjashtuar, të paktën për momentin pistën e gjakmarrjes. Ndërkohë, operacioni për kapjen e autorit është zgjeruar edhe në Vlorë e Lushnje, ndërsa në aksion janë përfshirë forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe RENEA.