Zhvillimi i seancës për dhënien e masës së sigurisë për kryebashkiakun Erion Veliaj, u shoqërua me grumbullim të mbështetësve të tij jashtë ambienteve të SPAK, çka solli edhe reagimin e Partisë Demokratike, duke e konsideruar si një tentative për grusht shtetit mungesën e masave policore për të garantuar sigurinë për SPAK. Për mosndërhyrjen e policisë, demokratët kërkuan shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Lidhur me kërkesën dhe pretendimet e demokratëve reagoi këtë të enjte edhe ministri I Brendshëm Ervin Hoxha, I cili u shpreh se nuk ka patur asnjë lajmërim për këtë tubim.