Nxitimi i socialistëve më 16 shtator të vitit të kaluar për të kaluar me procedurë të përshpejtuar rregulloren e re të Kuvendit, ku ndryshoi edhe përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare është antikushtuetues. Në këtë përfundim ka dalë Gjykata Kushtetuese, e cila ka shfuqizuar rregulloren e re dhe i ka dhënë afat 30 ditë kohë Kuvendit që të korrigjojë shkeljet që ka gjetur gjykata. Gjykata Kushtetuese thotë në njoftim se nuk ka gjetur shkelje në përmbajtjen e rregullores së re, por procedura e përshpejtuar dhe shkelja e rregullave për thirrjen e seancës plenare kanë cenuar të drejtat e deputetëve për t’u shprehur në lidhje me këtë rregullore.