Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, konsideroi arrestimet e zyrtarëve të lartë socialistë, përfshi kryebashkiakun e Bulqizës, si një sukses të reformës në drejtësi. Sipas Ballës, Partia Socialiste nuk është zyrë avokatie për askënd.