Komisioni Europian ka reaguar për Top Neës lidhur me raportin e Partisë Socialiste për çështjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, ku rekomandohet rrëzimi I kërkesës së SPAK. KE thotë se nuk komenton çështjet që janë në proces, ndërsa nënvizon se kjo gjë I takon Kuvendit. “Ne nuk komentojmë për çështje që janë në proces. I takon Kuvendit të Shqipërisë të shqyrtojë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.”, deklaron Komisioni Europian. Në raportin e hartuar nga pesë anëtarët e PS në këshillin e mandateve dhe imunitetit argumentojnë se masat e vendosura nga GJKKO janë të mjaftueshme dhe se Balluku mund të hetohet në gjendje të lirë pa iu heqyr imuniteti. Madje në kërkesën e depozituar nga SPAK, socialistët thonë se nuk ka prova të mjaftueshme dhe bindëse që tregojnë se Balluku mund të arratiset jashtë vendit. Ndërkohë nga ana tjetër PD, në raportin e hartuar kërkon heqjen e imunitetit për Ballukun dhe arrestimin e saj. SPAK e akuzon Ballukun për shkelje të barazisë në tendara të kryer më shumë se një herë për të gjitha lotet e Unazës së Madhe në Tiranë dhe tunelin e Llogarasë. Ndërsa në Këshillin e Mandateve, prokurorët e SPAK thanë se Balluku rrezikon deri në 35 vite burg.