Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim vendimin e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga posti i kreut të shtetit. Përmes një njoftimi kushtetuesja thekson se çështja do të kalojë në seancë publike, ndërsa data e saj do të caktohet në përputhje me rregullat proceduriale të gjykimit kushtetues.