Menjëherë pas kandidimit nga Kiriakos Mitsotakis për deputet në Parlamentin Europian, Pirro Dhima nuk ka humbur kohë. Peshëngritësi i lindur në Himarë, por që sot po përdoret nga qarqet ekstremiste në Athinë si zëri i vorio-epirit ka publikuar spotin me anë të të cilit kërkon votën për t’u zgjedhur eurodeputet.