Top News – ‘Prova shkencore’ që Brigitte është grua / Çifti Macron, foto në gjykatën amerikane
18/09/2025 11:06

Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte, po planifikojnë të paraqesin prova fotografike dhe shkencore në një gjykatë amerikane për të vërtetuar se zonja Macron është grua. Avokati i tyre thotë se presidenti francez dhe znj. Macron do të paraqesin dokumentacionin në një padi për shpifje që kanë ngritur kundër influencueses së krahut të djathtë Candace Oëens, pasi ajo promovoi bindjen e saj se Brigitte Macron ka lindur mashkull. Avokatët e Oëens janë përgjigjur me një mocion për të rrëzuar pretendimin. Duke folur për podkastin Fame Under Fire të BBC-së, avokati i Macronëve në këtë rast, Tom Clare, tha se znj. Macron i kishte konsideruar pretendimet "jashtëzakonisht shqetësuese" dhe se ato ishin një "shpërqendrim" për presidentin francez. "Nuk dua të sugjeroj që kjo e ka nxjerrë nga loja në një farë mënyre. Por, ashtu si çdokush që po përballet me një karrierë dhe një jetë familjare, kur familja juaj është nën sulm, kjo ju lodh. Dhe ai nuk është imun ndaj kësaj vetëm sepse është president i një vendi", tha ai. Avokati tha se do të ketë "dëshmi ekspertësh të cilat do të jenë të natyrës shkencore" dhe ai tha se çifti ishte i përgatitur të demonstronte plotësisht se akuzat janë të rreme pa hyrë më thellë në detaje. Candace Oëens, një ish-komentuese për median konservatore amerikane Daily Ëire, e cila ka miliona ndjekës në mediat sociale, ka promovuar vazhdimisht pikëpamjen e saj se Brigitte Macron është burrë. Akuza sidoqoftë është shfaqur online vite më parë, veçanërisht përmes një videoje në YouTube në 2021, nga blogeret franceze Amandine Roy dhe Natacha Rey. Macronët fillimisht fituan një cështje për shpifje në Francë kundër Roy dhe Rey në vitin 2024, por vendimi u rrëzua në apel në 2025 për arsye të lirisë së shprehjes, jo në bazë të së vërtetës. Macronët po e apelojnë vendimin.

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07