Bojkt mësimi dhe përleshje të ashpra me policinë. Edhe këtë të entje protesta nuk u ndal. Të organizuar gjimnazistë e student marshuan për t’u mbledhur tek Parlamenti, por që më pas u ndalën sërish tek Ministria e Arsimit. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi vendosi të shtyjë seancën plenare, për shkak të situatës së krijuar. Ndërsa deputetët socialsitë u larguan, të rinjtë, gjimnazistë e student, por jo vetëm, shumë prej të cilëve të maskuar shkuan drejt Ministrisë së Arsimit, ku pati përplasje të ashpëra me unifomrat blu. Protestuesit hodhën gurë e sende të tjera të forta, kurse efektivët u kundërpërrgjigjën e topa uji por dhe me gaz lotsjellës e tymuese. disa prej protestuesve u shoqëruan.