Në Nepal, situata ka dalë jashtë kontrollit pas një vale të fuqishme protestash kundër korrupsionit dhe privilegjeve të “fëmijëve të politikanëve”. Mijëra të rinj kanë dalë në rrugët e Katmandusë, duke i vënë flakën ndërtesës së parlamentit dhe duke thyer dritaret e institucionit, në një akt simbolik kundër keqqeverisjes dhe pabarazisë.