Protestuesit që u mblodhën përpara komisariatit të policisë rrugore për të kundërshtuar vendimin e ministrisë së brendshme për bllokimin e përkohshëm të monopatinave në rrugët e vendit, mund të numërohen me gishtat e dorës. Pjesëmarrja ishte mjaft e ulët, pavarësisht se një protestë e tillë u njoftua të martën nga Qëndresa Qytetare.