Qindra izraelitë, kryesisht familjarë dhe të afërm të pengjeve të marrë nga Hamasi, vijojnë të protestojnë në Tel Aviv, duke kërkuar nga qeveria që të negociojë lirimin sa më të shpejtë të afërmve të tyre. Protestuesit kanë ngritur tenda para zyrave të Ministrisë izraelite të Mbrojtjes dhe kanë shpalosur pankarta ku kërkohet lirimi sa më shpejt i rreth 129 pengjeve, që besohet se mbahen ende nga militantët e Hamasit në tunelet e Rripit të Gazës.