Në kuadër të ditës ndërkombëtare të punëtorëve, dhjetra qytetarë aktivistë apo profesionistë të fushave të ndryshme u mblodhën në shesh për të protestuar, jo vetëm për pagat e ulëta, por edhe për mënyrën se si trajtohen nga eprorët e tyre. Punonjësit e shëndetësisë protestuan për më shumë dinjitet në punë. Në këtë protestë, u mblodhën edhe punonjës të fasonerive. Ata kërkojnë 40 orë punë në javë, paga më të denja si dhe të trajtohen me respekt. Aktivistët ngritën zërin për punonjësit e pastrimit, komunitetin rom, apo edhe për qytetarë të tjerë që nuk vlerëson sa duhet në vendin e punës.