Partia Demokratike ka thirrur qytetarët në një protestë pasditen e së hënës së 7 tetorit, që do të jetë e para pas dënimit të deputetit Ervin Salianji për akuzën e kallëzimit të rremë. Për këtë qëllim, PD mblodhi me urgjencë Këshillin Kombëtar të dielën, ku u shpërndanë edhe porositë për anëtarët dhe udhëzimet që duhen dërguar për degët për pjesëmarrje masive në tubim.