Top News – Protestë me tenxhere dhe tiganë… / Kriza e strehimit, spanjollët kundër qeverisë
02/10/2026 13:32

Qindra njerëz zhvilluan protesta të zhurmshme në Madrid dhe qytete të tjera spanjolle, duke u bërë thirrje deputetëve të miratojnë masa për të trajtuar krizën e strehimit në një votim parlamentar të premten. Demonstruesit godisnin tenxheret me lugë, u frynin bilbilëve dhe lëshonin slogane në mbështetje të masave para bashkisë së Madridit. Paketa e masave që do të hidhet në votim parlamentar erdhi pasi një pensioniste nga Madridi, 87-vjeçarja Maricarmen Abascal, u dëbua nga apartamenti ku kishte jetuar për 70 vjet, gjë që shkaktoi zemërim dhe demonstrata në mbarë vendin. Këshilli bashkiak i Madridit kontrollohet nga Partia Popullore konservatore, e cila është zotuar të votojë kundër paketës. "Është koha për të dëgjuar njerëzit në rrugë dhe për të ndaluar bërjen e llogarive partiake," u tha gazetarëve Alicia del Rio, zëdhënëse e Sindikatës së Qiramarrësve të Madridit. Protesta të ngjashme u mbajtën para bashkive në qytete të tjera, përfshirë Barcelonën dhe Kordobën. Parlamenti pritet të votojë një paketë masash të miratuara të martën nga qeveria e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, pas protestave mbarëkombëtare të shkaktuara nga dëbimi i Abascal-it. Ato përfshijnë kufizime më të rrepta për dëbimin e qiramarrësve që konsiderohen të cenueshëm dhe ndalimin e kompanive me qëllime "spekulative" në tregun e pasurive të paluajtshme deri në fund të vitit 2028. Por koalicioni i udhëhequr nga socialistët e Sanchez-it përballet me detyrën e vështirë për të bindur mjaftueshëm parti në një parlament tejet të fragmentuar që të miratojnë dekretet.

Top News – Irani kërcënon: Përgjigje shkatërruese / Godet bazat amerikane, ‘nuk do të njohim kufij’
18/11 13:06
Top News – Trump ‘zbarkon’ në Kinë / Putin e Xi Jinping kritikojnë sanksionet e perëndimit
18/11 12:17
Top News – Bombarduesit strategjikë rusë në mision / Putin dërgon një mesazh të fuqishëm në Azi
18/11 12:14
Top News – SHBA nuk është nën sulm! Rubio hedh poshtë shqetësimet për problemet teknologjike
18/11 12:11
Top Channel/ SHBA jo më “vend pa fruth”, OBSH: Dy vjet shifra rekord infektimesh dhe vdekjesh!
18/11 12:05
Top Channel/ Shqipëria blen sistemin e fuqishëm HIMARS: DASH jep dritën jeshile!
18/11 11:52
Top Channel/ Rubio: “SHBA, jo nën sulm kibernetik”, ekspertët: Europa është më e rrezikuar!
18/11 11:43
Top Channel/Shenzheni, Jalta e re? Trump, Putin dhe Xi Jinping takim historik “për ndarjen e botës”!
18/11 11:43
Top Channel/ Lufta e Ukrainës nuk mbyllet, Pentagoni: “ Do të vazhdojë gjatë gjithë dimrit”!
18/11 11:41
Top News- Rusia ‘lajkaton’ studentët serbë: Brukseli po u bën presion, por nuk na vendosin sanksione
18/11 10:02
Top Channel/ Pamje nga brenda samitit në Kinë, sytë e botës te takimi Trump-Putin-Xi Jinping
18/11 09:30
Top Channel/ Kush janë iranianët që paguan 5 shqiptarë për vrasjen e biznesmenit izraelit
17/11 23:37
Suedia merr vendimin historik, e drejta për abort mbrohet me Kushtetutë
17/11 23:03
Top News- Hoteli Trump ‘largohet’ nga Beogradi/ Qeveria serbe ndërpret kontratën për ndërtimin
17/11 23:00
Top Channel/ Kim Jong Un shijon pushimet në resortin luksoz, vajza e tij shihet duke bërë ski
17/11 22:59
Top Channel/ Trump shfaqet me flokë më të errët dhe më të dendur në Filipine
17/11 22:54
Top Channel/ Sulmi kibernetik alarmon botën, 178 faqe të njohura në shënjestër të hakerave
17/11 22:51
Top News- ‘Operacion i paparë’, goditet Ura e Krimesë/ Ukraina lëshon ‘Flamingon’ dhe zgjon Putinin
17/11 22:30
Top News- 900 mld euro për pensione të parakohshme/ Le Pen premton rishikim të sistemit
17/11 21:20
Top Channel/ Serbia “lëshon” Radoiçiçin! Vuçiç nuk e mbron dot më, shpallet në kërkim
17/11 20:02