Zjarr, gurë, gaz lotsjelëls dhe ujë me presion ishte ajo se çfarë u pa në rrugët e Tiranës këtë të martë. Protesta që nisi para Ministrisë së Arsimit degradoi në përplasje të ashpra me policinë. Për orë të tëra, të rinjtë u përleshën me policinë nëpër rrugë e rrugica. Ata i vendosën zjarrin kazanëve ndërsa efektivët Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe ata të forcave Shqiponja u vendosën në ndjekje të tyre.