Grupi i PD është zhvendosur në Strasburg prej një dite. Demokratët kanë protestuar jashtë godinës së Parlamentit Europian, ndërsa një pjesë e tyre kanë hyrë edhe brenda PE. Demokratët u zhvendosën në Strasburg për të protestuar dhe për të sensibilizuar deputetët e Parlamentit Europian për kauzën e tyre, se në Shqipëri po shkelen të drejtat e opozitës dhe po cenohet demokracia përmes arrestimeve politike.