Mes gazit lotsjellës dhe përplasjeve që në orët e paradites së kësaj të enjteje, zëri I një studenteje erdhi I mbushur me revoltë. Për mikrofonin e Top Neës ajo renditi arsyet që e kanë nxjerrë në protestë, si edhe kundërshtoi mënyrën se si policia po tenton t’I shpërndajë ata. E prekur emocionalisht, studentja e cilësoi protestën si shpresën e fundit për një të ardhme ndryshe, në një vend ku, sipas saj, të rinjtë po humbasin besimin se gjërat mund të ndryshojnë Protesta e studentëve ka hyrë në ditën e tretë dhe është shoqëruar me bojkot të mësimit nga gjimnazistë dhe studentë në disa qytete të vendit.