Thuajse gjysma e deputetëve të Partisë Demokratike të Rithemelimit dhe mbështetësve të Gazment Bardhit do të jenë të angazhuar në Qarkun e Tiranës, për organizimin e protestës së 20 shkurtit. Teksa nuk pranoi të japë detaje mbi skenarët që do të ndiqen në këtë protestë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka, kërkoi mbështetje nga qytetarët.