Zbehet protesta e banorëve të Porto Romanos kundër veprimtarisë së fabrikës së gazit. Brenda komisionit të ngritur nga banorët për të adresuar këtë problematikë me rrezikshmëri të lartë në komunitet, ka përplasje mbi reagimin qytetar dhe rrugët që duhen ndjekur për të përshkallëzuar më tej protestën.