Përgjigjia e demokratëve për dënimin e deputetit Ervin Salianji, do të jetë përmes protestave dhe mosbindjes civile, të cilat do gjejnë reflektim edhe në jetën parlamentare. Për të përcaktuar hapat e aksionit opozitar, këtë të diel në orën 18:00 mblidhet këshilli kombëtar i Partisë Demokratike.