1200 efektivë pritet të jenë në terren pasditen e kësaj të enjte, kur dhe do të zhvillohet protesta nga PD. Ish-kryeministri Sali Berisha bëri thirrje për një tubim paqësor, për të cilin është kërkuar 2 orë leje. Përpara kryeministrisë pritet një numër I lartë mbështetësish të PD dhe qytetarë të thjeshtë. Ndërkohë sipas informacioneve,një numër I madh demokratësh po vijnë nga përtej kufijve.