Dy shtetase rumune, 21 dhe 45 vjeç, janë arrestuar në Fier për ushtrim prostitucioni. Ato kishin marrë një banesë me qira të cilën e përdornin për veprimtarinë e tyre. Njëkohësisht janë nën hetim penal dy persona të tjerë. Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar 250 euro dhe 5000 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 automjet si dhe disa celularë. Për këtë rast u proceduan penalisht 1 shtetas banues në Divjakë, dhe 1 shtetas banues në Fier, përfitues nga kjo veprimtari.