Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga tarraca e një hoteli. Sipas informacioneve paraprake, i ndjeri ishte bashkëpronar i hotelit, ndërsa dyshohet se ka rënë nga një lartësi rreth 15 metra, duke pësuar dëmtime të rënda. Ai u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.