Top News – Prona e Shkëlzen Berishës/ E blen 1.8 mln euro në Marqinet
24/07/2020 13:01

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, permes një kredie të dyshimtë, ka blerë disa prona me vlerë 1.8 milionë euro në zonen e Vorës. Dokumentet a e publikuara nga mediat online vertetojne se pasuria e paluajtshme ndodhet në Marqinet fare prane me Gërdecin, aty ku ndodhi shperthimi tragjik i 15 marsit 2008 nw fabrikwn e demontimit te armeve. Pervec akuzave per ish ministrat e kohes dhe zyrtareve te tjere, gjate hetimeve doli edhe emri i Shkelzen Berishes si i perfshire ne skandal. sa i takon prones e blere e fundmi në 24 dhjetor të 2018, Shkëlzen Berisha, përmes kompanisë ‘Logal’ sh.p.k, të cilën e zotëron me 100 % të aksioneve, ka marrë një kredi me vlerë 1.8 milionë euro pranë një banke të nivelit të dytë . Si garanci për këtë kredi, Shkëlzen Berisha deklaron se ka lënë 6 pasuri të paluajtshme arë, troje dhe ndërtesa, të cilat thotë se i ka blerë me kredinë në fjalë. sipas te dhenave te publikuara nga gazeta shqip këtë godinë të blerë në vitin 2018, të cilën Shkëlzeni e përdor për një biznes, nuk e ka deklaruar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, duke u ekspozuar kështu përpara një vepre penale, atë të fshehjes së pasurisë. Përgjatë 15 viteve të fundit, askush nuk e di se çfarë pune ka bërë djali i ish-kryeministrit. Por thuhet se Shkëlzen Berisha ka punuar shumë pak, ose aspak dhe se shumë benefite i ka siguruar nëpërmjet lidhjeve që krijonte nga i ati. Sali Berisha thotë në deklaratën e tij se ka një pasuri modeste, të përbërë nga vetëm një shtëpi dhe disa kursime që nuk i kalojnë 10 milionë lekë të vjetra. Por ndryshon puna me pasurine e Shkëlzenit. Ai ka me dhjetëra llogari bankare nga Shqipëria deri në Suedi dhe deklaron qindra mijëra euro të ardhura nga puna si konsulent. Pas publikimit te lajmit per pronen 1.8 mlinine euro te blere nga Shkelzen Berisha ka reaguar edhe numri dy i socialistëve Taulant Balla permes nje postimi ne rrjetet sociale. Balla e pyet Shkelzenin nëse ka ndonjë gjëpër të thënë lidhur me këto akuza. “Zen, ke gjë për të thënë? Apo shpifje nga ato që pastaj në gjykatë dalin ndryshe edhe kjo? Eh mor Zen! Babi dhe Luli qajnë për ekonominë dhe kërkojnë pagë lufte, ty Covid-19 të paska shtu pasurinë. Eh mor Zen, eh!”, shkruan Taulant Balla në postimin e saj.

Top Channel/ Tronditet sërish Korça, dy të plagosur pas sherrit në lokal
15/08 22:46
Top Channel/ Ka plagë në krahun e zemrës, niset me urgjencë drejt Traumës i riu i plagosur në Korçë
15/08 21:40
Top Channel/ “Familje e shkëlqyer”, flet fqinja e 27-vjeçarit të plagosur në Korçë: Ikën…
15/08 21:39
Top News- Plagoset me thikë 27-vjeçari/ Ngjarja në Korçë, arrestohet autori i dyshuar
15/08 21:35
Top Channel/ Ngjarja në Korçë, fqinji: I plagosuri jetonte në Greqi, kishte ardhur për një fatkeqësi
15/08 21:31
Top Channel/ Plagoset me thikë 27-vjeçari në Korçë, autori sapo kishte dalë nga burgu
15/08 21:30
Top News- Plagosja në Korçë, flasin banorët e zonës- Janë familje e shkëlqyer!
15/08 20:59
Top News- Pasojat nga zjarret në vend/ Mbrojtja-Kompensimi i dëmeve do realizohet në çdo bashki
15/08 20:58
Top News- Pamje të rënda! Momenti kur autori mbërrin në spital i plagosur, policia gjen thikën
15/08 20:57
Top News- Tronditet sërish Korça! Plagoset me thikë një 27-vjeçar
15/08 20:54
Top Channel/ Sërish plagosje me thikë në Korçë, i riu në gjendje kritike për jetën
15/08 19:49
Top Channel/ Zjarret, 1 mln euro dëm në blegtori! Ekspertët: U dogjën mijëra bagëti e koshere bletë
15/08 19:44
Top News – Dëmet e zjarreve. Tetë grup pune, nga pajisjet shtëpiake te bagëtitë
15/08 17:20
Top News- Dëbuan mbi 800 mijë civilëve shqiptarë më 1999/ Aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave
15/08 16:47
Top News – Ndërpreja e sinjalit të News24, OSBE: ‘Konflikti për pronësinë, jo të ndalë transmetimin’
15/08 16:46
Top News- Spanja në flakë/ 14 vatra zjarresh, mijëra hektarë të djegur e 7 viktima
15/08 16:31
Top Channel/ Epike! Komentatori Ylli Aga “shpërthen” në lot pas kualifikimit historik të Dinamos
15/08 16:03
Top Channel/ Provokimi i Lavrovit, mesazhi në bluzën e tij përpara takimit të Alaskës!
15/08 15:39
Top Channel/ Pirromanet e arrestuar në Berat në gjyq. Masa për 4 prej tyre
15/08 15:35
Top Channel/ Taksat, kontroll online! Qytetarët do të kenë mundësi t’i shohin detyrimet në e-albania
15/08 15:34