Sulmet e përsëritura të drejtuara prej tij kanë shkaktuar një solidaritet popullor spontan dhe autentik, pas arrestimeve të “Rinascita-Scott”, ku mijëra njerëz u mblodhën para komisariatit të Vibo Valentia për të “falenderuar prokurorin”. Madje disa javë më vonë, mijëra të tjerë filluan një aksion përpara Pallatit të Drejtësisë, këtë herë “për ta mbrojtur” nga ata që duan ta ndalojnë.