Në mbledhjen e radhës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë disa vendime të rëndësishme, një prej të cilave lidhet me cënimin e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës. Me 8 vota pro dhe 1 kundër të Tartar Bazajt u miratua propozimi i Komisionit Ad Hoc për mosmbajtje qëndrim publik në lidhje me kërkesat e katër prokurorëve kundër cënimit të ushtrimit të funksioneve të Prokurorit, cënimit të privatësisë dhe imazhit të tij nëpërmjet përhapjeve të qëllimshme të thënieve të pavërteta që lidhen me ushtrimin e detyrës së magjistratit.