Prokuroria e Përgjithshme do të ketë prokurorët e saj të stacionuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në përfundim të procesit. Ky është vendimi që Kryeprokurori Olsian Çela dhe kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, morën në takimin zyrtar të kësaj të marte. Në dalje nga takimi kreu i Prokurorisë së Përgjithshme pranoi se ka patur edhe dështime në hetimin e krimit zgjedhor. Celibashi e Çela theksuan se do të ketë angazhim maksimal për të mos lejuar ndërhyrje apo abuzim në zgjedhje. Për këtë do të shpërbejë protokolli i koordinimit institucional për procesin zgjedhor mes KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme.