Diskutimet në Komisionin e Shëndetësisë të projektligjit të rishikuar nga mazhoranca për studentët e mjekësisë shkaktuan debate të ashpra mes socialistëve dhe demokratëve. Nga opozita akuzuan se projektligji është sërish në shkelje, pasi detyron studentët që të punojnë në vend pas diplomimit dhe pa u licencuar.