Sali Berisha ka përgënjeshtruar deklaratat e bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë podkastit Flasim. Ai tha se gjatë vizitës në Uashington Ramës iu refuzuan të gjitha takimet zyrtare, përveç një takimi me një OJQ me dyer të mbyllura. Ai akuzoi gjithashtu kreun e qeverisë se nuk ka ndërmarrë asnjë hap diplomatik për të mbështetur ish-drejtuesit e UÇK që përballen me procese në Hagë. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.