Shkolla e re “Sami Frashëri” në kryeqytet do të jetë jo vetëm dy herë më e madhe, por edhe me infrastrukturë moderne e standarde të larta të sigurisë, me kushte optimale për nxënësit e mësuesit. Nga mjediset e Muzeut Kombëtar, ku u prezantua Projekti i Rindërtimit të Shkollës “Sami Frashëri”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se krahas pagesave cash dhe rindërtimit të banesave të dëmtuara prej tërmetit, do të ndërtohen edhe shkollat shumë herë më të mira.