Greqia ka hyrë në një fazë të avancuar të hartimit të projektit të ndërtimit të një linje transmetimi të energjisë elektrike nga Egjeu në Europën Qendrore dhe Gjermaninë. Projekti i prezantua nga kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis në muajin mars të këtij viti ka marrë dakordësinë e Gjermanisë, që është konsumatori më i madh i energjisë elektrike në Europë dhe një treg që po synon të shkëputet tërësisht nga varësia ruse.