Policia ka bërë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar “Lotaj”, duke goditur një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë, të cilët merreshin me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, të dyshuar si kanabis. Pas një kërkimi disamujorë, policia arrestoi një 24 vjeçar, i indentifikuar si Florjan Gilaj, banues në Grudë të Shkodrës, i cili ishte pjesë e këtij grupi. Ndërkohë, policia bën me dije se dy shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohen për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.