Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Ilir Proda u prezantua këtë të enjte në një ceremoni të organizuar në ambientet e Ministrisë së Brendshme, ku përveç ministrit Ervin Hoxha morën pjesë edhe drejtues të lartë të uniformave blu. Vetë kreu i ri i policisë u zotua të ushtrojë detyrën me përgjegjësi të lartë dhe në shërbim të qytetarëve.