Top News – Procesi i vaksinimit/ Manastirliu, të parët grupet e rrezikuara
10/01/2021 14:34

Në pritje të fillimit të procesit të vaksinimit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga Durrësi ripërsëriti faktin se të parët do të vaksinohen grupet e riskut dhe ata që janë në vijën e parë të luftës anti covid. Pas marrëveshjes së qeverisë shqiptare të arritur me kompaninë amerikane Pfizer për 500 mijë doza, vaksinat e para priten të mbërrijnë në vendin tonë javën e tretë të janarit. “Ajo çka pritet tani është fillimi i vaksinimit dhe ne e kemi thënë do të fillojmë me ata të cilët janë në vijën e parë të kësaj lufte, me mjekët, me infermierët në spitalet COVID, me punonjësit e urgjencave, të cilët janë në frontin e parë dhe po vijojnë këtë betejë me këtë armik të padukshëm”, Në spitalin e Durrësit që ka edhe një pavion të dedikuar për trajtimin të sëmurve me covid, kanë mbërritur edhe disa prej autoambulacave të reja që iu shtuan shërbimit të Urgjencës Kombëtare. "Me flotën e 36 autoambulancave ne kemi vendosur që të rrisim kapacitetet e Tiranës, gjithashtu edhe të spitaleve rajonale dhe bashkiake. Spitali i parë ku shpërndahet flota është spitali i Durrësit, paralelisht do të vijojmë me spitalet e tjera rajonale, nga Kukësi deri në Sarandë, ku me këto autoambulanca, të cilat kanë të njëjtin standard, jo vetëm do të rrisim kapacitetet, por edhe rinovojmë kapacitetet aty ku kemi patur pika të dobëta. Në këtë situatë, spitalet rajonale po bëjnë përpjekje maksimale, qoftë për shërbimet e triazhit që kanë filluar që në momentin e parë por edhe ato sipas protokolleve dhe udhëzuesve të rasteve që kërkojnë një trajtim postcovid dhe që kërkojnë një mbështetje respiratore. Këto raste janë trajtuar dhe vijojnë të trajtohen në spitalet rajonale. Spitali i Durrësit ka një pavion të dedikuar për këto raste dhe jemi bërë gati që në rastet e një skenari ku do duhet që të dedikohen edhe për rastet covid, ne jemi gati me stafet e trajnuara, me aparaturat jetëshpëtuese, me të gjithë setin e elementëve që kanë nevojë, qoftë barna, materiale mjekësore” 36 autoambulanca të reja, të pajisura me të gjithë pajisjet e ndihnës së shpejtë, investim i qeverisë shqiptare po plotësojnë flotën anticovid në të gjithë territorin. më qëllim përballimin e çdo skenari të mundshëm nga pandemia.

Top Channel/ Vrasësi i tre grave Dan Hutra në SPAK! Dyshohet se ka njohuri për disa vrasje
04/05 15:05
Top News/ Më pak nxënës në shkolla/ INSTAT-Rënie dhe të numrit të studentëve
04/05 15:03
Top Channel/ Turizmi, prenotime që në mars në Vaun e Dejës, zgjidhet problematika e lundrimit
04/05 15:02
Top Channel/ Mbyllen hetimet për “metamorfozën”, disa të pandehur për gjykim! Veçohet Martinaj
04/05 15:00
Top News/ Vrasësi Dan Hutra në SPAK: Kam informacion për ngjarje kriminale
04/05 14:56
Top News/ Shërbimi zjarrfikës do transformohet/ Balla bën ‘me culpa’- Duhen njerëz të përgatitur
04/05 14:55
Top News/ PL monitoron edhe kufijtë: Radhë kilometrike në Kapshticë, garantoni lëvizjen e lirë
04/05 14:54
Top News/ Kryepeshkopi Janullatos mesazh për Pashkën/ Përmend dhe luftën në Ukrainë dhe Gaza
04/05 14:36
Top Channel/ Balla me zjarrfikësit, liston synimet në sektorin e rëndësishëm gjatë sezonit turistik
04/05 13:50
Top Channel/ Balla me zjarrfikësit: Koha kur bëhej qoka në këtë shërbim ka mbaruar
04/05 13:44
Top Channel/ U jepte doza insuline pacientëve/ Infermierja “serial killer” dënohet me burg përjetë
04/05 13:42
Top Channel/ Numri i turistëve pritet të rritet,natyrshëm rritet kërkesa për operacione
04/05 13:37
Top Channel/Dita Ndërkombëtare e Shërbimit Zjarrfikës,Balla:Kemi hyrë në fazë transformiMI të thellë
04/05 13:30
Top Channel/ Sot Dita Ndërkombëtare e Shërbimit Zjarrfikës, momenti emocionues kur një fëmijë…
04/05 13:28
Top Channel/Dita Ndërkombëtare e Shërbimit Zjarrfikës,Balla:Kemi hyrë në fazë transformiMI të thellë
04/05 13:25
Top News/ Me shpejtësi skëterrë në rrugë, dalin pamjet e aksidentit të ndodhur në Durrës
04/05 13:18
Top Channel/ Fundjava e parë me kufij të hapur, mijëra persona hyjnë nga Kosova pa kontrolle
04/05 12:40
Top Channel/ Në Shqipëri për festat, 7150 persona hyjnë në 24 orët e fundit në Kakavijë
04/05 12:35
Top Channel/ Një vit më parë masakroi tre gra, Dan Hutra në SPAK
04/05 12:34
Top Channel/ SPAK çon për gjykim disa të pandehur për “Metamorfozën”, veçohet dosja për Martinajn
04/05 12:33