Rindërtimi i banesave dhe pallateve të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, do të përfundojnë brenda vitit të arshdhëm. Kështu u shpreh kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako, e cila në talimin me banorët e Shkozetit u shpreh se rindërtimi është një kapitull i suksesshëm, pasi shumë banesa dhe pallate janë rindërtuar dhe brenda vitit të ardhshëm, do të mbyllet plotësisht programi i rindërtimit.