Tenderat vlerësohen fiktivë dhe burim korrupsioni nga Partia Demokratike. Gjatë seancës dëgjimore në kryesinë e kuvendit, kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri shpalosi veprimtarinë gjatë vitit 2022. Deputetja demokrate, Dhurata Çupi ngriti shqetësimin se firmat që fitojnë tenderat janë të paracaktuara, por kompanitë konkurruese nuk ankohen pasi sipas Çupit kanë frikë se do t’u vendoset embargo në procedurat e tjera tenderuese.