KPK ka shkarkuar këtë të mërkurë nga detyra prokurorin Dritan Gina. Këtij të funduit iu konstatuan probleme ne 2 kritere, atë të pasurisë dhe pastërtisë së figurës. Para së të niste seanca, ndodhi një situatë e pakëndshmë Gina refuzoi të kontrollohej nga forcat e sigurisë si dhe ka tentuar të futet me forcë në seancë. Ama Garda nuk e ka lejuar ish-prokurorin të futet për shkak se nuk kishte me vete kartë identiteti, gjë e cila është pjesë e rregullores. Edhe pse ai nuk është lejuar në seancë, vendimi i shkarkimit është dhënë në mungesë së tij.